Donaldi nuk heq dot nga mendja Borën/ Triksa: Po ik ore, unë gjithë ky yll këtu ti mendon për botën jashtë

Marrëdhënia e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn duket se ka filluar të kriset. Kjo gjë është vënë re shpesh herë, për shkak se ata tashmë më shumë debatojnë sesa qëndrojnë pranë njëri-tjetrit si më parë.

Së fundmi, Donaldi po mendonte për botën jashtë, gjë që ka shkaktuar një sherr mes tij dhe Triksës. Asaj nuk i pëlqeu aspak që ai hyri në mendime në lidhje me botën jashtë, gjë që u kuptua kur ajo u largua prej tij, ndërsa i tha se nuk ka pse të mendojë kur e ka atë brenda.

Vlen të theksohet se ditët e fundit ata kanë diskutuar shpesh herë në lidhje me të ardhmen e marrëdhënies së tyre dhe jetën jashtë shtëpisë së “BBV”.

Pjesë nga debati:

Beatrix: Mirë ik me Monikën se ajo të nxjerr nga gjendja.

Donald: Nuk jam në gjendje, mos më fut në atë gjendje.

Beatrix: Po ik ore. Ti po më akuzon mua se po të fus në atë gjendje.

Donald: Thjesht mos i shiko gjërat ashtu.

Beatrix: Ik ore, pse sheh dritat kot. Çfarë mendon?

Donald: Për botën jashtë.

Beatrix: Çfarë mendon për botën jashtë?

Donald: Çfarë do bëj kur të dal.

Beatrix: Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin. Pse mendon për botën jashtë kur më ke këtu brenda mua, gjithë ky yll.

Donald: Ke të drejtë.

Beatrix: Jo nuk kam të drejtë fare. Më lër.

Donald: Mos më lodh se dua të rri kështu, nuk dua të çohem.

Beatrix: Po ik, ke jetën tate dhe botën tate jashtë. Unë kam botën time këtu brenda momentalisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...