TRAGJEDI DITËN E KRISHTLINDJEVE, DRITAT E PEMËS SHKAKTOJNË ZJARR NË SHTËPI, HUMBIN JETËN 3 PJESTARË TË FAMILJES

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani ku 3 anëtarë të një familje humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë gjatë mëngjesit të krishtlindjeve.

Shtëpia e Eric dhe Kristin King në Quakertown, në pjesën juglindore të shtetit, mori flakë ndërsa familja flinte pasi dritat e pemës së Krishtlindjes bënë masë dhe ndezën zjarrin.

E gjithë shtëpia u shkrumbua. Tragjikisht, dy nga fëmijët, Liam, 11 vjeç dhe Patrick, 8 vjeç së bashku me babanë e tyre Eric, 41 vjeç dhe dy qentë e tyre humbën jetën. Nëna, Kristin ia doli e gjallë së bashku me djalin e saj të madh, Brady 13-vjeçar. Në një moment, zjarrfikësit kanë mundur të futen brenda shtëpisë, por nga flakët e forta janë tërhequr prapa.

Zyrtarët thonë se zjarrfikësit bënë disa përpjekje për të shpëtuar familjen e bllokuar brenda shtëpisë, por nuk ishin në gjendje t’i arrinin ato.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...