“Për lekë më solle këtu”: Vëllai çon motrën te zonja Eni; “Thirri trurit, tani s’më …!”

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin E diela Shqiptare, vëllai ka sjellë të motrën në seancë ndërmjetësimi.

Gëzimi pretendon se e motra i ka marrë borxh 6 milionë lekë të vjetra dhe nuk ia ka dhënë akoma, ndërsa kjo e fundit, Merzako i hedh poshtë fjalët e të vëllait duke treguar se sipas saj, shuma reale është 2-3 milionë lekë të vjetra.

Kjo gjë ka revoltuar Gëzimin, i cili thotë se versioni i tij është reali dhe e motra ka më shumë se një vit që nuk i ka shkelur në shtëpi e madje muajt e fundit i mbyll dhe telefonin.

Gëzimi: Unë sot kam sjellë motrën time këtu në “Shihemi në Gjyq” sepse kemi një konflikt që nuk besoj se do ta zgjidhim dot motër e vëlla, që mos qofshim motër e vëlla.

Merzako: Ua, edhe këtë e thua mo vëlla?! Edhe më solle deri këtu mua?!

Gëzimi: Pusho se do të sqarohem me zonjën Eni. Pusho të lutem! Zonja Eni…

Merzako: Për lekë më solle këtu dhe gjithë këtë debat?!

Gëzimi: Pusho të lutem! Mbylle të thashë tani! Zonja Eni kjo më ka marrë një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe ka më shumë se një vit që kjo nuk ka shkelur në derën time. Nuk e di se si jeton vëllai, se si jeton nëna.

Merzako: 2 milionë të kam marrë…; Gëzimi: Pusho moj të sqarohem me zonjën Eni!

Merzako: Më ke mua motër, nuk e ke zonjën Eni.

Gëzimi: Unë vij nga Korça, motra jeton në Ersekë dhe ka më shumë se një vit që nuk më shkel në shtëpi qëkur i kam kërkuar lekët.

Merzako: Po ai më kërkon lekët moj zonja Eni; Gëzimi: Biles po bëhen 3 muaj që ma mbyll telefonin.

Merzako: Po s’kam si të përgjigjem sepse nuk kam se ku t’i gjej lekët.

Gëzimi: Po pusho moj se sot kam ardhur të llafos…; Merzako: Nuk kam se ku t’i gjej lekët që t’i jap.

Gëzimi: Lekët do t’i gjesh se s’bën, unë t’i dua lekët, përpjetë të hidhesh!

Merzako: Nuk kam ku t’i marr. 5 milionë, 6 milionë nuk kam ku t’i marr!

Eni Çobani: Sa pretendon ti Merzako? Merzako: Po 2 a 3…

Gëzimi: Po a je në terezi ti 2 a 3, unë t’i kam me fakte, unë t’i kam me data; Merzako: Po aq të kam marrë.

Gëzimi: A je në terezi ti apo? Thirri trurit! Zonja Eni unë i kam mbajtur të gjitha shënim se kur ia kam dhënë.

Merzako: Unë nuk të kam firmosur gjë…; Eni Çobani: Nuk ke firmosur gjë se ai t’i ka dhënë në mirëbesim.

Merzako: Unë thashë se do të m’i falte ato lekët; Gëzimi: Pusho, moj pusho.

Ardit Gjebrea: Nuk i thuhet vëllait nuk kam firmosur për ato lekë; Merzako: Nuk kam firmosur, nuk kam të ia jap!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...