Media i faturoi mbi 4 milionë USD prona, reagon Dashamir Shehi: Pasuria ime e formuar në 30 vite, një apartament në Tiranë dhe një në Vlorë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i “LZHK” Dashamir Shehi, i është përgjigjur mediave sa i përket deklarimit të pasurisë së tij.

Shehi shkruan se në 30 vite demokraci, me punën e tij dhe të bashkëshortes kanë një apartment në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën Ali Visha, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një apartamenti në Pogradec me vlerë 20mijë euro.

Ndërsa në lidhje me pasurinë e trashëguar ai shkruan se fatkeqësisht nuk ka marrë asgjë.

Postimi i Dashamir Shehit:

“Të dashur miq,
Duke ju uruar Gëzuar Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, doja të bëja një sqarim për sa i përket thashethemeve dhe keqinformimeve të bëra nga disa portale përsa i përket deklarimit të pagave dhe pasurive të ditëve të fundit.

Disa portale midis të cilave: Opozita.com, Shqiptarja.com, Report-tv.al dhe shumë të tjera, kanë abuzuar duke keqinterpretuar të dhënat e deklarimit të pasurisë personale, që është një detyrim ligjor të cilin unë e kam zbatuar rregullisht.

Pasuria ime e formuar në 30 vitet e demokracisë nga puna ime dhe time shoqe, përbëhet nga një apartment në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën Ali Visha,

një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një aparamenti në Pogradec me vlerë 20mijë euro. Të gjitha të tjerat janë keqinformim me keqdashje dhe shpërdorim i të dhënave personale.

Përsa i përket pasurive të trashëguara të familjes, nga të cilat fatkeqësisht nuk kemi marrë asgjë, janë vendime gjyqsore në të cilat unë jam 1/12-ta dhe nuk janë vetëm ato 4.6mio USD por dhe shumë më tepër në procese gjyqsore akoma të papërfunduara.

Deri tani nuk na është kthyer kurrgjë! Shpresojmë që qeveritë që do te vijnë, të tregohen më serioze me pronarët e ligjshëm.

Ndërkohë kjo është dëshmi e kokrrektësisë që unë dhe familja ime kemi treguar në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave duke mosabuzuar mbi statusin që kam pasur për të marrë pronat apo kompensimet tona, pa respektuar ligjin.

Duke ju falenderuar dhe njëherë për mirëkuptimin, ju uroj një Vit të lumtur pranë familjeve tuaja.

Me respekt,

Dash Shehi”, shkruan ai.

TE TJERA

spot_img