Legalizimi i kanabisit, Rama: Nuk mund të presim më

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh te premten se një nga pyetjet e nismës së re të “kuvendimit popullor” do të jetë nëse duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore.

Ai tha se bindja e tij është që Shqipëria nuk mund të presë më dhe se duhet të hedhë këtë hap.

“Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre.

Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më.

Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët” tha ai.

Një tjetër pyetje lidhet me “Green Pass”-in për futjen në lokale dhe restorante “Pandemia, ka një frustrim të madh se kjo po zgjat dhe po bëhet e lodhshme dhe ka një lëvizje në të gjithë botën kundër vaksinimit.

Atëherë këtu ka plot njerëz që Shqipëria duhet të vendosë detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit ku aksesojnë hapësira të përbashkëta, qendra tregtare, restorante, etj.

Një pjesë tjetër thotë se kjo kufizon liritë dhe të drejtat. Ne duam të shkojmë përtej bindjes sonë dhe është një vullnet edhe për të ndryshuar vetveten” tha ai.

TE TJERA

spot_img