Bora dhe Semi nxjerrin “sekretet” për shoqërinë e tyre

“Për’puthen Prime” ishte i mbushur ne emocione të bukura këtë të shtunë, për konkurrentët por edhe për vetë moderatoren.

Përveç çiftit të parë Alvisa dhe Bashkim, të cilët u puthën për herë të parë në publik dhe dolën çift nga programi, një surprizë e veçantë ishte rezervuar për të.

Sot në Prime ishte Semi Jaupaj, mikesha e saj e zemrës, prej 15 vitesh, që ajo e quajti “familje” dhe “motër”

Bora e intervistoi disi, për aventurën në “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm. Moderatorja zbuloi se nuk ishte dakord për hyrjen e saj në këtë reality, pasi ishte shumë e drejtë e nuk do ta përballonte. Por gjithsesi, ajo tha se ishte shumë krenare për miken e tyre.

Të ngacmuara disi për situatat ku përfshihej Bora, por vajzat preferuan të mos flisnin. “Ca gjëra mbeten personale”, tha Bora që e kaloi me sportivitet e humor.

Në një përballje, krejtësisht të pazakontë, ato zbuluan detaje që nuk i dinim për shoqërinë e tyre.

Duke u kthyer pas në kohë, kur janë njohur, Bora tregoi se ishin tipa shumë të ndryshëm, por kjo nuk i kishte penguar aspak.

“Je një dritë dielli”, tha Semi, referuar Borës, të cilën e falënderoi edhe publikisht, që ka qenë në jetën e saj.

Të dyja vajzat treguan se kanë patur edhe ato zënkat e tyre, që ndonjëherë kishin zgjatur deri në një muaj, nga kokëfortësia e të dyjave.

“Ti je krahu im i djathtë i sigurt”, tha Bora, që tregoi se edhe ajo ka pasiguritë e veta.

Kohët e fundit, Semi tregoi se i jep disa këshilla moderatores, edhe pas ditëve të vështira. Edhe kur e pyesin sesi është Bora, ajo këmbënguli se është mirë, e s’ka asgjë që të mos jetë mirë.

Këngëtarja tha se nuk kishte kritika për mikeshën e saj, sa i përket karakterit, ndërsa për pamjen po, siç bëjnë shoqet.

Në fund, ato treguan se janë gjithmonë aty për njëra-tjetrën., por e mbyllën me një surprizë për të gjithë. Ato kënduan këngën e famshme “Hallelujah”, duke iu dhuruar të gjithëve emocione shumë të bukura!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...