Si kurrë më parë në ‘BBV’! Arbana Osmani nuk duron dot më dhe shpërthen në lot gjatë spektaklit ‘live’ (video)

Mbrëmja e kaluar në “Big Brother Vip” ka qenë e mbushur me shumë surpriza dhe emocione. Shumë prej personazheve janë surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’.

Por, ajo çfarë na emocionoi të gjithëve ishte surpriza e Arjolës që prej kaq kohësh po e priste. Aktorja u surprizua nga vajza e saj, e cila e priste në oborrin e shtëpisë.

Takimi mes tyre i përloti të gjithë, edhe Arbanën e cila u ul në mes të skenës dhe nuk i mbajti dot lotët Kur erdhi momenti që Arjola të ndahej nga vajza e saj, Arbana tha se ky ishte momenti më i vështirë në punën e saj.

“Është një nga momentet më të vështira në gjithë punën time, që të të them tani të kthehesh brenda. Meriton të rrish me vajzën, sot, nesër, gjithë natën dhe ta uroj me gjithë zemër vërtet, por gjithashtu meriton dhe ta vazhdosh këtë lojë.

Ta vazhdosh këtë sakrificë dhe ta konsiderosh këtë surprizë si kurajo, forcë, energji për të vazhduar”, i tha Arbana.

Arjola Demiri është bërë pjesë e Big Brother VIP në fillim të spektaklit. Aktorja e njohur është nënë e tre fëmijëve, për të cilët ajo ka folur vazhdimisht në Big Brother.

Që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo nuk i takuar fëmijët, përvec një telefonate që ka pasur javë më parë, ku është çmallur përmes zërit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...