Pas pagave dhe targave të makinave, zbulohet lista me “dashnoret e padeklaruara”

Prej tre ditësh shqiptarët janë në ankth. Nuk dihet se cili do të jetë dokumenti pasues që do dalë nga dita në ditë.

Herën e parë opinioni publik u trondit nga një dokument që u bë viral në Whatsapp-in e kujtdo brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Rrogat – Janar 2021” ishte dokumenti në Excel që brenda pak minutash nxorri zbuluar pagat e 637 mijë shqiptarëve.

Por rrjedhja e informacioneve nuk u ndal me kaq, të nesërmen doli dokumenti “Rrogat – Prill 2021”. Dhe sot u bë publik Excel-i me të gjithë targat e makinave, poseduesit dhe ngjyrën e automjetit. Ndërkohë që kjo është një shkelje e madhe e privatësisë, në rrjete sociale ka plasur gallata.

Së fundmi, po qarkullon një dokument me emrin “Dashnoret e padeklaruar”, që në fakt po të hapet është i njëjti dokument i rrogave të janarit.

Tani që lista është në duart e kujtdo, duket se çdo person është i interesuar për të parë rrogën e të tjerëve. Këtë e dëshmon edhe një foto në një berberhane, ku duket që në ekranin e dyqanit është hapur lista ne rrogat. “Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës,” thotë dikush me humor. Po ashtu ka plasur edhe gallata në rrjete sociale me meme nga më të ndryshmet.

Nderkohe, Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm. Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar 2021.

Do qëndrojnë më shumë seç duhet/ Ja se çfarë po ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother’

Big Brother Vip Albania 2 është shndërruar në spektaklin më të ndjekur nga publiku i cili është apasionuar pas jetes që bëjnë banorët brenda...

Rrëfimi ndryshe i Benet Becit, fëmijëria, familja dhe lidhja e veçantë me qytetin e Shkodrës

Kandidati i Partise Socialiste per Bashkine e Shkodres Benet Beci, ka bere nje rrefim ndryshe per qytetaret. Beci ka treguar per femijerine e tij,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...