I tha Big Mamës se e shau serbisht, Antonela ia pIas në fytyrë Donaldit: P****…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat shumë i rëndë që ka agravuar në ofendime, sharje dhe kërcënime.

Protagonistët e debatit kanë qenë Antonela Berisha dhe Big Mama, ndërkohë që diskutimet kanë nisur për shkak të akuzës që ish-konkurrentja e “Për’Puthen” i bëri Big Mamës, duke i thënë se e shau serbisht.

Megjithatë, ka xhiruar rrjetin një video e Antonelës në shtëpinë e “Big Brother”, ku ka sharë Donaldin serbisht.

Ajo i ka pyetur banorët në oborrin e shtëpisë për fjalën serbe, dhe ata i kanë kthyer përgjigje. Në fund te bisedës, Antonela mes batutave dhe të qeshurave ka përdorur të njejtën fjalë për të sharë Donaldin.

Antonela: “Si është ajo e shajtura në serbisht?”

Dj Dagz: “[fjala]”

Antonela: “O Donald, o…”

Në vazhdim, banorët kanë buzëqeshur.

Ndërkohë, rikujtojmë se Big Mama, edhe pas daljes nga shtëpia i ka qëndruar fjalës së saj dhe ka theksuar se nuk do t’i kërkojë falje Antonelës.

Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.

Kam qenë 100% reale dhe 100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”

Ndërkohë, e pyetur nëse e mendonte daljen e saj nga shtëpia, ajo tha se nuk pendohet dhe ka hyrë në shtëpi për të treguar karakterin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...