Big Mama vendosi të largohet nga shtëpia, ish-konkurrenti i ‘Big Brother’ plas bombën: Ja çfarë parashikohet në kontratën e saj

Sherri mes Big Mamës dhe Antonelës mbrëmjen e sotme ka prekur të dy konkurrentët e BBV, ku këngëtarja vendosi të largohej nga shtëpia.

Debati është komentuar shumë nga opinionistët e spektaklit, të cilët nuk i japin të drejtë asnjërës palë.

Për disa të tjerë, ky sherr i ngjan më shumë një skenari të parapërgatitur. Pikërisht të këtij mendimi janë dy ish-konkurrentë të Big Brother të edicioneve të kaluara.

Anaid Kaloti, fituesi i edicionit të gjashtë të BB, ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një bisedë me fituesin e edicionit të tetë, Vesel Kurtishajn.

Në bisedën e zhvilluar në “Whatsapp”, thuhet se Big Mama e ka në kontratë që do qëndrojë deri në datën 25 dhjetor.

Sipas kësaj bisede, sherri me Antonelën është vetëm preteksti për të zbatuar “kontratën”, nëse ekziston një gjë e tillë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...