Big Mama u largua, gjithçka e planifikuar 3 javë më parë? Madje qenka vënë edhe një bast

Sot tre javë më parë, në një live në Instagram, ku ishin Veseli,

Ardit Çuni dhe Tea e “Big Brother”, u diskutua për hyrjen e Big Mamës, e cila u fut atë natë dhe Arditi u shpreh se e sheh në finale, ndërsa Veseliu kundërshtoi një gjë të tillë.

Ish fituesi i “Big Brother Albania”, tha se Big Mama largohet pas tri javësh, që i bie sonte, 24 dhjetor, shkruan lajmi.net.

Kaq ishte biseda duke mos dhënë detaje nëse ai di diçka më shumë rreth kësaj teme, por ajo që përkon me këtë deklaratë është se Big Mama është në nominim dhe rrezikon vërtetë të dalë.

Në një intervistë për lajmi.net ne e kemi pyetur rreth kësaj teme dhe ai është shprehur se ka vënë bast se ajo largohet sonte.

“Po, e vumë bast live në instagram me një ish banor të “Big Brother VIP” që thoshte se Big Mama është në finale, ndërsa unë thashë që nuk rri më shumë se 3 javë. Sot, me datë 24 bëhen 3 javë që ka hy Bigu mbetet të shihet a do e fitoj bastin 😜”, u shpreh ai.

Nëse kjo gjë del të jetë e vërtete, atëherë i bie që hyrja dhe dalja e Big Mamës ka qenë marrëveshje me produksionin. Se kush do e fitojë bastin, mbetet të shihet sonte në spektakël.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...