Aktori i Portokallisë fut në ‘sherr’ Arbanën dhe Olsa Muhametin e Përputhen

Konkurrenca në audiencë nuk është aspak e lehtë brenda ‘Top Channel’.

Këtë sezon, një konkurrencë e ashpër ka nisur midis “Përputhen” dhe “Big Brother Vip”. Nëse vitin e shkuar fronin e klikimeve e mbante Përputhen, këtë vit është pikërisht produksioni ‘Big Brother Vip’ që kryeson klikimet.

Burime pranë ‘Top Channel’ na konfirmojnë një konflikt midis Olsa Muhametit, autore në “Përputhen” dhe Arbana Osmanit. Arbana ka deklaruar se faqja e Big Brother në Instagram ka mbledhur më shumë ndjekës se të gjitha produksionet e tjera në ‘Top Channel’.

Lufta e klikimeve midis Arbanës dhe Olsës nuk ka përfunduar këtu. Ka vazhduar edhe më tej me elementë të spikatura të spektaklit. Kësaj rradhe bëhet fjalë për aktorin Rez Veleshnja, të cilin këtë të martë e pamë në spektaklin ‘Big Brother Vip’ në rolin e opinionistit Arbër Hajdari.

Një situatë e tillë ka sjellë konflikt midis Rezartit dhe Olsa Muhametit. Kjo e fundit pasi e ka parë Rezartin në këtë rol, i ka telefonuar aktorit duke i përmendur se ai ishte i prenotuar në prime-in e ditës së shtunë në ‘Përputhen’ por në rolin e Arjan Konomit sikurse kishin kryer prova gjatë gjithë javës.

Një pretendim i tillë nga autorja e “Përputhen” ka nervozuar aktorin që në pjesën e dytë të spektaklit ‘Big Brother Vip’ është veshur si opinionisti Arjan Konomi duke suprizuar edhe vet Arbana Osmanin pasi një numër i tillë nuk ishte parashikuar në skaletën e Big Brother.

Mesa duket lufta mes drejtueseve të dy produksioneve është bërë tejet e ashpër duke mos u mjaftuar vetëm në një përplasje për klikimet. /Burimi: Pamfleti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...