Moti merr kthesën e madhe nesër! Ja kur do të goditet nga stuhia vendi ynë

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut do të ‘pushtojnë’ sot vendin tonë.

Si pasojë e një rryme që po vjen nga Adriatiku ditën e sotme Shqipëria e mesme, por edhe Jugu do të jenë në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje kalimtare që pasdite do të zhvendosen në drejtim të veriut.

Nesër do të ketë reshje më intensive në Jug dhe Veri. Të dielën thuajse i gjithë territori do të jetë i përfshirë nga stuhia.

Në 27 dhe 28 Dhjetor moti i keq do të kulmojë. Më pas moti do të qetësohet për ta pritur Vitin e Ri pa reshje shiu dhe dëbore.

Në Shqipëri dhe gjithë rajonin nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë vranësira priten në territorin shqiptar ku lokalisht priten edhe reshje bore që me rritjen e temperaturave pritet të shndërrohen në reshje lokale shiu.

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i ndryshueshëm, por i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell,

vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu sidomos në Shqipëri. Ka gjasa që të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Deri të dielën reshjet e shiut pritet të jenë të rralla e pastaj më të shpeshta.

TE TJERA

spot_img