Ja si u ndërtua Kisha e Laçit, vendi i shenjtë/ Aty kanë ndodhur mrekulli të mëdha dhe janë shëruar me qindra shqiptarë

Nga shekulli XIII, kur u ngrit shenjtërorja e parë e Shëna Ndout në Laç e deri në vitin 1967, kur u rr ënua, kaluan shMijëra shqiptarë janë shëruar aty, janë bërë mrekulli të medha

E u duk se do të kalonin përsëri shekuj, e jo vite, në pritje që të ngrihej përsëri në këmbë streha shqiptare e Shenjtit të Padovës, që këtu thirret i Laçit. E kështu deri në vitin 1991, kur ndodhi një mrekulli e dyfishtë, e pashkruar.

Pikërisht në këtë vit, ndërmjet shtegtarëve, që nuk kishin pushuar kurrë së ngjituri, te kodra e rrëpirët të Laçit, u duk një frat i huaj, italian. Quhej Ernesto Caroli. Emër i njohur në mbarë botën, sepse themelues i Korit të famshëm Zecchino d’Oro të Antonianës së Bolonjës –

po krejt i panjohur në Shqipëri. Kur makina, me të cilën udhëtonte, u ndal rrëzë kodrës, ai u ul. I mati me sy dredhat e rrugës, që ngjitej drejt majës e kaloi gishtat nëpër kokrrat e rruzares, që e mbante në brez, lidhur për konopin e bardhë françeskan.

“Ngjitemi – i tha italisht atë Robert Ashtës, asokohe rektor i rrënojave të Shenjtërores, që e shoqëronte. Frati shqiptar u çudit pa masë, ngaqë e dinte se Atë Caroli ecte me shumë vështirësi edhe në korridoret e kuvendit.

E i tha: – Thue mund të ngjitesh… “Ngjitem, ngjitem – ia preu fjalën bashkëvëllau, që kishte ardhur pikërisht për të parë rrënojat e për të ringritur mbi Shenjtëroren e vjetër, të renë.

E nisi të ecë mbas një karvani të gjatë, në ngjitje. Pa u ndaluar për asnjë çast. Derisa arritën në maje të kodrës, në shtëpinë shqiptare të Shëna Ndout. “Po çka ishte gjithë kjo mrekulli, që të dha forcë me u ngjitë deri këtu? – e pyeti i çuditur frati shqiptar, fratin italian. “Pikërisht mrekulli – ia ktheu tjetri. Ti u kujtove se po lutesha rrëzë kodrës.

Domethënë, po bisedoja me Shëna Ndoun. Po nuk e di çka i thashë. I thashë, pra, gjysëm me shaka: “Më ndihmo të ngjitem në maje të kodrës sate me këmbët e mia, përndryshe nuk ta ndërtoj shenjtëroren….”. E detyrova, kështu, të ma bënte këtë mrekulli – tha i lum frati italian, që mezi po u besonte këmbëve të veta.

E, natyrisht, e mbajti fjalën. Ia ndërtoi Shëna Ndout strehën, nën hije të së cilës vazhdojnë të arrijnë mijëra shtegtarë….. Ngarkuar me lutje, me ndjete, me falënderime për hiret e nxjerra me ndërmjetësinë e Shenjtit Mrekullbasë! E në kërkim të hireve të reja, këtu, ku është gurra e hireve, që nxiren nga Zoti, nëpër ndërmjetësim të Shenjtit…

Rrëfimi ndryshe i Benet Becit, fëmijëria, familja dhe lidhja e veçantë me qytetin e Shkodrës

Kandidati i Partise Socialiste per Bashkine e Shkodres Benet Beci, ka bere nje rrefim ndryshe per qytetaret. Beci ka treguar per femijerine e tij,...

Horoskopi 31 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Mund t'i lini mënjanë shqetësimet tuaja shëndetësore sot pasi ata që ju rrethojnë do t'ju rrisin shpirtin dhe do t'ju rrisin moralin. Biznesi juaj...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...