HYRJELAJMEAKTUALITETSherr mes Manjanit dhe zv.ministrit të Financave, ndërhyn Fevziu: Pse ziheni, sa...

Sherr mes Manjanit dhe zv.ministrit të Financave, ndërhyn Fevziu: Pse ziheni, sa i keni rrogat?

Mbrëmjen e djeshme ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe zv.ministri i Financave, Besart Kadia u përplasën ashpër me njëri-tjetrin teksa po diskutonin për publikimin e të pagave të 630 mijë punonjësve shqiptarë në publik dhe privat.

Manjani është shprehur se qeveria është fajtore dhe se duhet të ishte në hetim, teksa tha se çdo vit janë me mijëra euro për sistemet elektronike, por që siguria është zero.

Pjesë nga debati:

Manjani: Më le të flas. Siguria të çon në këtë nevoje. Dikush mund të më hyjë ke sistemi, ku kam kredi

Kadiu: Si është përfundimi juaj këshu…

Manjani: Ky shtet paguan 80 milion euro për sistem elektronike dhe siguria është 0

Kadiu: Ky është përfundim yt…

Manjani: Duhet të jap shpjegim ty? Siguria është zero. Juve zotëri nuk jepni garanci…Ke ardhur të bësh zhurmuesin

Kadia: Janë bërë investime që të kesh shërbime.

Manjani: Ti je fajtor, unë jam ish fajtor ti je fajtor dhe s’duhet të ishe këtu. Qeveria është fajtore. Qeveria duhet të qepë gojën.

Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur ata mund të jenë në shtëpi duke fshirë gjurmët. Qeveria është e akuzuar se nuk ka ruajtur të dhënat. Duhet të qep gojën.

TE TJERA

spot_img