Nxjerrja e pagave, zbulohen sa marrin në muaj gazetarët shqiptarë. I pari me 247 milionë lekë, i dyti Çani 18 milionë lekë

Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri, sipas databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në publik. Ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja, ndërsa pas tij vjen gazetari Arjan Çani me rrogë 1,7 milionë lekë të reja.

Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”

Pagat e publikuara po bëjnë sot xhiron e rrjetit. Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur.

Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej personazheve më të njohur të showbizzit, duke zbuluar se sa marrin ata në muaj:

Ledion Liço 432,532.00, Marina Vjollca 390,026.00, Armina Mevlani 190,797.00, Salsano Rrapi 440, 400.00, Ermal Mamaqi 120,000, Amarda Toska 80,000.00, Arbana Osmani 986,927, Inis Gjoni 73,767

Bora Zemani 321,373.00, Luana Vjollca 542,710.00, Alketa Vejsiu 80,000.00, Donald Veshaj 30,475.00, Romeo Veshaj 30,475.00

TE TJERA

spot_img