HYRJELAJMEPOLITIKËGrupi i Berishës ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar ose...

Grupi i Berishës ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar ose do t’ju nxjerrim vetë

Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në seli për t’i dorëzuar kreut demokrat Lulzim Basha një shkresë ku janë të renditura vendimet e referendumit të 18 dhjetorit.

“Referendumi u mbajt në 18 Dhjetor 2021 dhe rezultati i tij përfundimtar sanksionon se 43385 demokratë vendosën për shkarkimin tuaj nga detyra e kryetarit të partisë. Komisioni i Rithemelimit të partisë ju fton të njiheni me vullnetin e referendumit.

Kërkohet nga ana juaj të merrni masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe kryer dorëzimet përkatëse deri në 5 Janar 2022. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi.

Letra e dërguar për Lulzim Bashën nga Komisioni i Rithemelimit:

Fatkeqësisht demokratëve do të përballen me krizën brenda partixsë, për mos funskionijkmin e forumeve vendimarrëse nga ish kryetari i saj., të ndodhur me këto kushte një grup deputetësh, anëtarë kryesie,

kryetarë degësh në përputhje me ndryshienmt statusore morën përgjegjësinë për thirrjen e Kuvendit për të shpëtuar dhe për të rikthyer legjitimitetin dhe për ta rikthyer atë në shpresë të demorkatëve, në vendimin nr 6 Kuvendi vendosi shkarkimin tuaj nga detyra për thyerje të rënda të statutit.

Në respekt të mijëra demorkatëve më 13 qershor 2021 vendosëm ta ratifikonim vendimmarrjen nëpërmjet referendumit sipas paraimit 1 naëtar një votë. Referendumi u zhvciullua më 18 dhjetor 44385 demorkatë vendosën për shkarkimin tuaj nga kryetari i PD.

Kërkohet nga ana juaj të meren masat duke liruar ambientet e punës të kryetarit dhe duke dorëzuar të gjithë dokumentet përkatëse deri në 5 janar të vitit 2022.
Refuzimit të kuvendit si dhe refuzimi i vullneteve të anëtarëve të POD do të detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në përmbarusin e saj për vullnetin e saj.

TE TJERA

spot_img