HYRJELAJMESHOWBIZÇiljeta dhe konkurrenti i BBV na fiksojnë me këngën e tyre (video)

Çiljeta dhe konkurrenti i BBV na fiksojnë me këngën e tyre (video)

Ardit Çuni dhe Çiljeta Xhilaga kanë bashkuar forcat dhe kanë ardhur së bashku në projektin e fundit. Ata kanë publikuar këngën me titullin “Oj dashni”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Ronela Hajati, kurse për muzikën është përkujdesur vet Çuni. Kënga gjendet e plotë në YouTube dhe deri më tani është pritur mirë nga audienca shqiptare.

Pak dite me pare, Çiljeta Xhilaga ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj duke zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj që nuk i dinim. Nuk kanë munguar as pyetjet rreth realityshowt Big Brother.

Ndër të tjera Çiljeta ka treguar se ka marre një ftesë për të qenë pjesë e atij formati por nuk ka pranuar duke thënë se i shijon më shumë shtëpia e saj. “Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, tha Çiljeta. Ndërsa pyetjes se ç’mendim ka për Arjola Demirin. “Arjola është një super mama mendoj unë dhe mund ta fitojë”, ka thënë Çiljeta.

Prej vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në një lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, me të cilin prej kohësh bashkëjeton. Edhe pse tashmë të gjithë e dinë këtë fakt, përsëri Çiljeta dhe Albani preferojnë ta mbajnë sa më larg syrit mediatik marrëdhënien e tyre.

E ftuar së fundi në “E diell”, Çiljeta është pyetur se kur do ta vesh fustanin e nusërisë në jetën reale pasi në jetën profesionale e ka veshur shpesh. “Nuk i dihet. Kam luftuar për dashurinë dhe ja ka vlejt”, është shprehur Çiljeta.

TE TJERA

spot_img