Skandal tjetër në ”BB”/ Duhet ta marr çmimin Beniada, por fitoren do e marrë një mashkull

Tashmë personazhet në shtëpinë e Big Brother janë “të lexueshëm” për shumicën e publikut, ashtu si edhe loja e tyre.

Dikush pëlqen Ilirin sepse e konsideron si VIP të vërtetë, edhe pse Iliri krijoi grup sic krijojnë shpesh adoleshentët për t’u ndjerë më të fortë.

Dikush tjetër preferon Arjolën sepse “hallet” e Arjolës i kanë shumë gra, kush më shumë e kush më pak dhe në përgjithësi gratë e rracës sonë, preferojnë të ankohen sepse kështu ju duket sikur dikush mund t’i dëgjojë ose dikush mund t’ju qajë hallin.

Shumë të tjerë preferojnë Donaldin sepse i ri në moshë, i drejtpërdrejtë por ka “humbur disa pikë” me historinë e Borës…publiku e donte në një happy end me Bora Zemanin dhe e konsideroi jo korrekte sjelljen e Donaldit pas varëses që i dërgoi Borës.

Monika gjykohet si ‘përdhredhëse”, Antonela si një njeri që nuk e ka vendin aty nga eksperienca te Përputhen, Sara duket sikur nuk është në defter bashkë me disa banorë të tjerë. Einxhel është lojtare e fortë, por maksimumi për të kapur finalen, jo më shumë.

Beniada është shumë e pëlqyer për ciltërsinë e saj, për autoironinë, për lirshmërinë dhe shumë karakteristika të shkëlqyera që ka, të cilat në cdo vend tjetër ndoshta do e bënin fituese, por në Shqipëri nuk jemi mësuar me shembuj të tillë.

Na pëlqejnë shumë më shumë kakarisjet, ankesat, hallet, dramat dhe ndonjëherë edhe vrazhdësia. Për këtë arsye (ndoshta) Beniada, nuk do ta fitojë dot Big Brother VIP. Urojmë të jetë e kundërta, do ishte e mrekullueshme.

Por të gjithë e dimë që fituesi do jetë një mashkull, Iliri ose Donaldi. Kjo kuptohet nga mbështetja e madhe që kanë të dy në rrjetet sociale, por edhe në votimet që bëhen herë pas herë për të preferuarin e publikut në shtëpi.

Për Ilirin gjithashtu qarkullon një thashethem lart e poshtë, që Lori Hoxha ia ka premtuar fitoren atij, për t’i kthyer “nderin” që i bëri kur garonte dhe fitoi vendin e parë në “Dancing ëith The Stars” dhe Iliri ishte i pari i jurisë.

TE TJERA

spot_img