HYRJELAJMEKRONIKËItali: Kapen 2 gra dhe 3 burra Shqiptarë për vjedhje rrobash. 8...

Itali: Kapen 2 gra dhe 3 burra Shqiptarë për vjedhje rrobash. 8 mijë € mall i sekuestruar

Skuadra e Komisariatit të Policisë Pordenone kapi dy gra dhe tre burra,

të gjithë me kombësi shqiptare, përgjegjëse për dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë, të specializuar në një teknikë të veçantë që aplikonin mbi të gjitha në dyqanet ‘H&M’.

Banda vinte çdo herë nga Shqipëria, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh me të njëjtin sistem të testuar për disa ditë, më pas kthehej në vendin e tyre.

Gjithashtu atyre u janë kapur mallra me vlerë rreth 8 mijë euro. Hetimet nisën në Shtator, pasi avokati i H&M denoncoi një seri vjedhjesh në dyqanet e tyre, gjatë orarit të punës.

Prokuroria Publike e Pordenones ka nisur një aktivitet të artikuluar hetimor, duke kryer edhe analiza të përgjimeve dhe trafikut celular, e cila identifikoi bandën, e “zpecializuar” për vjedhje rrobash.

Vetëm në muajt Shtator deri në Dhjetor në Veneto, banda dyshohet se ka kryer të paktën 14 vjedhje. Sipas asaj që u rindërtua nga policia, dy gratë hynin në dyqane dhe pasi i hiqnin rrobat nga varëset, i fshehnin mes rafteve ku 2 burrat vinin dhe i gjenin dhe i nxirrnin jashtë me karroca supermarketi të pajisura me anti-vjedhje.

Burri i tretë shërbente si “roje” jashtë. Banda kryente disa vjedhje gjatë një dite të vetme. Po vijojnë hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit me destinacion jashtë vendit.

Të pestë u ndaluan në Portogruaro për grabitje. Ata u mbyllën në burgjet e Padovës, Veronës dhe Venecias.

TE TJERA

spot_img