“Djemtë shqiptarë duhet të largohen nga femrat që i bëjnë buzët si puçër, si hemorroide“ Robert Aliaj

Robert Aliaj në “Love Story”: “Prostitutë! Djemtë shqiptarë duhet të largohen nga femrat që i bëjnë buzët si puçër, si hemorroide”

Ujku, ujku por çakalli bën kërdinë thotë populli. Nëse gjithë vëmendja është përqëndruar te reality show “Big Brother Vip”, një tjetër reality show po gjen “mënyrat e duhura” për të marrë vëmendjen e publikut.

Debat i ashpër mes Alketa Vejsiut dhe Robert Alia i cili është opinionist në “Love story.” Roberti në rolin e “moralistit” e ka kapur me vajzat që bëjnë ndërhyrje në moshë relativisht të hershme.

Ai thotë: “Djemtë shqiptarë duhet të kuptojnë të largohen nga femrat që i bëjnë buzët si puçër, si hemorroide. Në atë moshë një femër që kërkon të bëjë këto deformime…ne bëjmë modele dhe nuk u tregojmë njerëzve të varfër që ti je e shëmtuar se nuk ke lek të bësh dot buzët.”

Vajzat e emisionit njëzëri i kërkuan llogari Alketës, ato ishin të prekura “çfarë janë këto muhabete,” edhe vet Alketa iu kundërvu Robertit por ky i fundit nuk u tërhoq nga mendimi i tij.

Pastaj vajzat e “Love Story” u çuan të gjitha dhe ikën nga studio në formë proteste. Alketa e quajti si një akt demokracie dhe i tha Robertit që t’i kthente mbrapsht vajzat pasi i kishte ofenduar. “Po çfarë lidhje ka kjo me demokracinë,” ia ktheu Robert Aliaj.

TE TJERA