Bashes i hyn frika/ Blindon me kamera Partin Demokratike me kamera

Partia Demokratike “blindohet” me kamera. Mëngjesin e kësaj të mërkure disa teknikë janë parë përreth ambienteve të PD duke montuar kamera sigurie, siç shihet dhe në foto.

Ky vendim vjen një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Grupit të Rithemelimit dhe mbështetës të tyre u futën me forcë në seli. Një person i identifikuar si Fation Dauti theu me forcë derën ku do të mbahej mbledhja e Berishës.

Ndërkohë, ish-kryeministri në deklaratë për mediat nga salla përballë Lulzim Bashës, tha se anëtarët e Grupit të Rithemelimit kishin vendosur që përmes një shkrese t’i komunikonin Bashës vendimin e shkarkimit të tij nga posti.

Në selinë blu ka ndodhur dhe më parë incidente të kësaj natyre. Një javë më parë Belind Këlliçi deklaroi se persona të armatosur që qëndronin brenda PD i kishin vjedhur zyrat. Madje, ai bëri dhe një kallëzim penal në Polici.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...