Shkulje e djegie flamujsh në protestën e Berishës, por ja çfarë bën Rama… (video)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Tik Tok rreth një videoje e cila është bërë virale nga protesta e sotme para Kryeministrisë të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaja Shqipërinë nga të marrët…”- shkruan Rama në rrjetin social Tik Tok duke ironizuar protestën kundër “Open Balkan”.

Në videon në fjalë një djalë i ri tentoi të shkulte flamurin serb por jo vetëm që nuk mundi por u rrëzua dhe vetë duke u lëndua rëndë.

Ky ishte një ndër incidentet e ndodhura gjatë protestës së thirrur nga Berisha ku disa të rinj të tjerë dogjën edhe flamujt serbë të shkulur nga vendi në shenjë revolte.

https://vm.tiktok.com/ZM83XSeGW/

TE TJERA

spot_img