Lulzim Basha e bën fakt: Sali Berisha është ish-deputet i PD, është përjashtuar! Me familjarët e tij dhe ….

Lulzim Basha bën fakt përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demorkatike. Ai lexoi një nga vendimet e Kuvendit të datës 18 dhjetor, i cili vendosi se personat e shpallur non grata përjashtohen nga çdo funksion në parti.

“Dua t’i bëj thirrje Sali Berishës, ish-deputet i PD dhe tani pa asnjë funksion në organet drejtuese të PD, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD”, tha Basha dhe lexoi nenin e statutit të PD.

Për incidentin e ndodhur brenda selisë, ku një person i skeduar në Angli për drogë theu derën e sallës, Basha tha se Berisha kishte shkuar në PD me ndihmën e familjarëve të tij dhe kriminelëve që kërkohen në Britani.

Kreu i PD kërkoi nga Policia që i riu Fation Dauti (personi që theu derën) të ndalohet dhe të ndiqen procedurat e ekstradohet në Britani.

“Ajo që ka ndodhur sot, një ish-deputet i PD që nuk është anëtar i asnjë strukture drejtuese të PD është futur me ndihmën e familjarëve të tij dhe kriminelëve të skeduar nga Britania e Madhe për të thyer deyert e PD,

për të zhvendosur fokusin e PD nga e vetmja detyrë: te njerëzit, të mbrojmë njerëzit”, shtoi Lulzim Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...