Ky ishte sekreti më i madh në jetën e E.Hoxhës, për të cilin jetoi gjithmonë me frikë

Ata të dy ishin njoftuar gjatë kohës kur E.Hoxha ishe mësues në Korçë, dhe më vonë e zyrtarizuan lidhjen mes familjesh,

kur edhe Mbreti Zog ishte pajtuar që ata të dy të martoheshin, ku kishin vendosur të fejoheshin në pranverën e vitit 1939, shkruan Gazeta Metro

Mirëpo, pas konfliktit të Shqipërisë me Italinë, familja mbretërore u largua nga Shqipëria për në Greqi, dhe Hoxha me Mexhiden u ndanë, edhe pse kjo e fundit i kishte kërkuar atij të shkonte me ta, dhe iu bashkuar atyre, por deri në fund, pasi familja mbretërore e kishte tradhtuar atë.

E.Hoxha ndërroi mendje kur pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë kur u nisën, por po shkonin në Stamboll.

Kështu që, pasi mori një sasi të mirë parash nga Princesha e tij, u kthye në Shqipëri. E.Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u panë më kurrë, ose së paku nuk u takuan. Por Princesha Maxhide do të vazhdonte që ta torturonte E.Hoxhën deri në vdekje, në mënyrën e saj.

Që prej vitit 1939 e deri sa vdiq rreth gjysmë shekulli më pas, E.Hoxha do të jetonte me frikën e zbulimit të letërkëmbimit të tij me motrën e Zogut, që do ta shkatërronte politikisht atë.

Gjetja dhe zhdukja e letrave të shumta që ai i kishte dërguar Princeshës Maxhide u bë obsesioni i jetës së tij. Letrat sigurisht që i ruante princesha e cila jetonte në mërgim pranë të vëllait.

E.Hoxha pas vdekjes së Princeshës Mexhide, i ka dërguar vadimisht lule te varri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...