HYRJELAJMESHOWBIZBanorët refuzojnë zgjatjen deri në mars të ‘BBV’, produksioni merr vendimin e...

Banorët refuzojnë zgjatjen deri në mars të ‘BBV’, produksioni merr vendimin e papritur

Nisur nga audienca e madhe, referuar spektaklit ‘Big Brother Vip’, drejtuesit e ‘Top Channel’ morën një vendim i cili u bë edhe publik.

Me kërkesë të sponsorëve pjesmarrës në këtë program u vendos që banorët nuk do të rrinin vetëm 100 ditë sikurse kanë firmosur në kontratën më parë por edhe më tepër.

Sipas kontratës fillestare ky produksion do të mbyllej javën e dytë të janarit por nisur nga kërkesat si të audiencës ashtu edhe të sponsorëve u propozua që programi të shtyhej deri në fund të shkurtit.

Një informacion i tillë u bë publik edhe në media e portale. ‘Top Channel’ këtë model e mori nga Grande Fratello Vip ku personazhet për herë të parë po qëndrojnë më tepër se 100 ditë.

Sipas burimeve pranë ‘Top Channel’, produksioni ka pyetur banorët në dhomën e rrëfimeve për këtë shtyrje duke i kërkuar edhe firmosjen e kontratave të reja. Një vendim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga banorët të cilët e kanë kundërshtuar njëzëri duke insistuar se respektonin kontratën e parë të firmosur, pra të qëndrimit prej 100 ditësh në shtëpinë më të famshme të momentit.

Sipas burimeve, kjo shtyrje e ditëve nuk është shoqëruar edhe me ndryshim të çmimit të madh por ai do të mbetej po i njëjtë, 100 mijë euro. Kjo ka qënë edhe arsyeja kryesore pse ky vendim është refuzuar në mënyrë unanime nga të gjithë banorët.

Banorëve në dhomën e rrëfimit i është kërkuar të mos e diskutojnë si çështje në shtëpi duke ruajtur privatësinë e vendimeve të institucionit. Këtë të martë do të nisin eliminimet nga dy personazhe në jave duke respektuar rregullat e para të organizimit. /Burimi: Pamfleti

TE TJERA

spot_img