Meta e Kryemadhi “hyjnë” në BBV, Donaldi: Avash ti moj avash, kur na u bëre si …

Në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur një diskutim i lezetshëm mes Monika Lubonjës dhe Donald Veshajt.

Donaldi këmbëngul të dijë nominimet e Monikës, e sidomos nëse Einxhel Shkira është një prej tyre po ajo refuzon t’ja thotë.

Teksa ajo këmbëngul se është gjë sekrete ndaj nuk do t’i tregojë emrat, Donaldi e ngacmon duke i thënë se ajo ka nominuar Einxhel dhe është në grupin e Ilirit se atë zgjodhi, duke ju referuar emisionit të kaluar në ndarjen me grupe. Monika duke qeshur i thotë se nuk e ka nominuar Einxhelin dhe se nuk do t’i tregojë nominimet.

Donaldi: Kë ke nominuar për herë të fundit Monika? Më trego se do të t’i tregoj dhe unë të miat. Pse nuk ma thua! Monika: Pse duhet të ta them ? Nominimi është privat ndaj edhe bëhet në dhomë të rrëfimit. Ndaj thonë eja dhe jep nominimet, nuk thonë thuaji ketu

Donaldi: Ti rrëfehesh tek prifti apo jo? Monika: As tek prifti nuk rrëfehem! Donaldi: Po ku rrëfehesh ti Monika? Apo i merr me vete sekretet në varr ja thua krimbave? Monika: Kur të dalësh e mëson! Donaldi: Dua të di një nominim të Ilirit, një të Arjolës dhe një tëndin që të dal në një konkluzion

Monika: Mua nuk mi kanë thënë. Iliri, vëllai im, shoku im i luftës nuk mi thotë! Monika tha se nuk është me asnjë, se është vetëm me veten e saj dhe se me Ilirin i lidhin më tepër bisedat artistike e ndaj e zgjodhi. Donaldi: Mos ma thuaj me ironi mua shtrigë se atë zgjodhe

Monika: Atë zgjodha more se me atë më përputhet mendimi artistik. Kur të flasim bashkë nga ana artistike atëherë ai çelësi zemrës sime do hapet. Ti nuk je afruar me mua, je afruar në formë gallate! Donaldi: Ah ç’a je ti. Mbaj krahun e Ilirit fort, atë bëj

Monika: Nuk mbraj krahun e asnjërit, unë mbaj krahun tim. Donaldi(i cili fushatën e fundit u angazhua me Partine Socialiste ne Vlore) vazhdon ta ngacmojë edhe e krahason me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila sipas tij qëndron me të dyja palët.Ai madje bën dhe një krahasim mes presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi duke i thënë se dyshja Monika-Ilir brenda shtëpisë janë një kopje e tyre.

Donaldi: Avash ti moj avash, kur na u bëre si LSI-ja ti! Monika: Monika dhe Iliri i LSI-së këtu…S’më kishte vajtur mendja. Donaldi me të qeshur i thotë se në shtëpi janë bërë bashkë Monika dhe Iliri: Ai është bërë presidenti i shtëpisë, kurse ty të ka lënë këto punët e tjera. Mona këtu shtrihet sa andej e sa këtej…kapet me njërën e kapet me tjetrën këtu. Ja këtë punë bën ti këtu brenda

Monika qesh me krahasimin por i thotë se nuk ka për të ardhur kurrë një situatë e tillë dhe me shaka e quan Donaldin shumë të poshtër. Emisonin e kaluar Big Brother u bëri një lojë ku detyroi banorët të zgjidhnin nëse donin të ishin në grupin e Ilirit apo të Donaldit dhe më pas u tha liderave të shpëtonin dikë nga grupi kundërshtar.

Monika zgjodhi Ilirin dhe mënyra se si u zhvilliua loja bëri që ajo t’i shpëtojë nominimit. Çudotërisht Iliri shpëtoi Beatrix kurse Donaldi Arjolën duke çuar kështu në nominim Dj Dagz dhe Antonela Berishën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...