Shtatzënë sërish? Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: “Jo një, por edhe dy fëmijë të tjerë!”

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashura në showbiz-in shqiptar.

Ata kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze, Ajkës. Kohët e fundit shpesh janë përfolur në rrjetet sociale se po zgjerojnë familjen. Foto të ndryshme të Xhensilës kanë nxitur zërat se ajo është shtatzënë.

Sikurse ka ndodhur edhe pak javë më parë kur Xhensila publikoi në Instagram dy foto me Ajkën ku dora e këngëtares që qëndron mbi barkun e saj ngriti shumë dyshime pasi ky pozicion zakonisht përdoret nga gratë shtatzëna në foto.

Sot këngëtarja ishte e ftuar në “Jo vetëm modë” në Tv Klan ku ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Xhensila tregoi se nuk është shtatzënë, por tha se kanë plane të zgjerojnë familjen. Ajo rrëfeu do dëshiron të sjellë në jetë edhe dy fëmijë të tjerë: Një vajzë dhe një djalë.

“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë? Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun.”

Ndër të tjera, artistja ka treguar se është paragjykuar në momentin kur është mësuar se do të bëhej nënë.

“Unë isha në pikën më të fortë të karrierës, gjë që për mua nuk u bë fare pengesë. Në momentin që kam lindur Ajkën, kam qenë më me objektiva të qarta. Kur kam qenë shtatzënë kam punuar deri në muajin e 7-të me koncerte. Në muajin e 7-të kam xhiruar dhe klipin çika-çika ajo mori një jehonë të madhe dhe m’u desh që të bëja dhe koncerte atë kohë.”

TE TJERA

spot_img