Sali Berisha shkarkohet nga PD, Lulzim Basha iu kërkon falje demokratëve

Me sloganin ‘zgjedhim të ardhmen’, ka nisur punimet punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Pjesëmarrja ka qenë masive ku Lulzim Bashës i janë bashkuar shumica e deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, si dhe figurat më të rëndësishme të kësaj force politike.

Në Kuvendin Kombëtar të PD u votuan ndryshime statusore, ndërsa po ashtu u miratua edhe krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas.

Kuvendi i PD-së miratoi gjithashtu vendimin tjetër të Këshillit Kombëtar të partisë, marrë pasditen e 11 dhjetorit, i cili parashikon shkarkimin nga detyra të Edi Palokës si edhe të anëtarëve dhe sekretarëve të kryesisë.

Në rezolutë u konfirmua shkarkimi i tyre, por duhej që ky vendim i një jave më parë të miratohej nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të thirrur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Krahas tyre u përjashtua nga detyrat drejtuese edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa u miratua edhe vendimi që parashikon se askush nuk mund të marrë funksione në PD nëse është shpallur non grata nga SHBA-të. Ky është cilësuar si “neni anti-Berisha” pasi deri më tani ai është i vetmi i shpallur “non grata” nga SHBA.

Kuvendi i sotëm vjen pas atij të një jave më parë të organizuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili fillimisht votoi për shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ndërsa sot është thirrur referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...