HYRJELAJMEPOLITIKË“Nuk jap dorëheqjen se shpallet Berisha ‘non grata’”

“Nuk jap dorëheqjen se shpallet Berisha ‘non grata’”

Lulzim Basha tha se nuk ka pse të japë dorëheqjen vetëm sepse Sali Berisha shpallet non grata.

Ai u shpreh se fokusi i PD është largimi i qeverisë Rama, që sipas tij gjysma duhet të ishte në dyert e SPAK.

Basha: Sali Berisha është e shkuara dhe ne jemi shkëputur nga e shkuara. Çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet betejës tonë për të larguar Edi Ramën jam gati të bëj gjithçka.

Asnjë kryetar i PD kushdo që të jetë nuk ka pse të japë dorëheqjen se pse shpallet Berisha non grata. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai zgjodhi rrugën e tij.

Fokusi nuk do jetë e shkuara dhe ai, fokusi jonë është e ardhmja. Ne kemi një pengesë të madhe që është një regjim i korruptuar, qeveria më e korruptuar e Evropës, gjysma e të cilës në një vend normal duhet të ishte në paraburgimin e SPAK. Ne do të luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal.

Nuk i duam atje sepse janë kundërshtarët politik, por janë armiq të shqiptareve

Nuk kam ndërmend të tërhiqem 1 milimetër nga kjo betejë dhe do ti pri kësaj beteje deri në fitore.

TE TJERA

spot_img