Nga 800 në 100 euro, Olti Curri kap detajin e paparë te këpucët e Antonelës dhe tallet keq me të (foto)

Gazetari dhe blogeri Olti Curri është mjaft i ndjekur në instagram.

Ai bëhet kryefjalë e mediave rozë për shkak të ironizimeve kundrejt fytyrave publike, shkruan lajmi.net. Së fundmi ai është marre më së shumti me banorët vip të Big Brother Albania.

Ai ka ironizuar mbrëmë Antonelën për këpucët e saj për të cilat ditë më parë iu kishte thënë vajzave në shtëpi se kanë kushtuar 800 euro. “Nga 800 euro në 100” shkruan Olti duke postuar një foto të Antonelës me këpucë.

Kujtojme se Olti Curri ka shkruar tekste për këngëtarët më të mirë shqiptarë ndër vite, mes tyre edhe tekstin e këngës “Karma”, me të cilën Anxhela Peristeri na përfaqësoi në “Eurovision”. Por kujt nuk do t’i shkruante tekste Olti Curri?

Duke e njohur blogerin dhe gazetarin, dhe natyrën e tij, pritej të mos hezitonte të tregonte emra. Në një intervistë për Lola Haradinaj, në “VIP Dado”, Olti ka listuar emrat e disa këngëtarëve. “Po ka disa që nuk më pelqen, ndoshta edhe ata nuk duan tekste nga unë, por që nuk më pëlqen t’i shkruaj. Për shembull, Tuna, Getoari, Muharrem Ahmeti, Shkurte Gashi, motrat Mustafa, vëllezërit Mziu, Adelina Tahiri, Adelina Ismaili”, tha Olti.

Madje për këtë të fundit dha edhe arsyen. “Dihen tangërlliqet e Adelinës, ‘po***ët’ siç i themi ne, kështu që nuk do t’ia duroja dot”, tha ai, duke shtuar që mbase as ajo nuk do tekst prej tij, por ishte “Po sikur”, duke shtuar që emrat që listoi, i erdhën në mend ato momente.

Gjithashtu, Olti sqaroi gjatë intervistës se duhet të biem dakord për termin “këngëtar”. “Unë shpesh i quaj performues, sepse nuk kanë ndonjë vokal të jashtëzakonshëm, por kanë mënyrat e performimit, marrin klikime përmes videove, makinave të shtrenjta, objekteve të luksit, se*sit, gjithçka tjetër si këto”, tha Olti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...