Lot në Përputhen, konkurrentja rrëfen dramën e saj, i ka mamin dhe babin memecë

Alesia, konkurrentja më e re në “Për’puthen”, tregoi gjatë javës se para disa vitesh ka humbur nënën,

duke i përlotur të gjithë me rrëfimin, por tha se kishte merakun e të atit, si do ta priste historinë. Ndaj, sonte një mesazh erdhi për të pikërisht nga ai.

“Je gjithçka për mua! Kam dhënë premtim që do të jem vëlla, baba, nënë për ju, për ty dhe motrat”, tha ai, duke e quajtur “dhuratën më të bukur nga bashkëshortja”. Ai tha se nuk ka asnjë lloj paragjykimi e që do e përkrahë gjithmonë.

Por, krahas saj, një tjetër konkurrente emocionoi me rrëfimin e saj të papritur. Ana, vajza e re, shpërtheu në lot teksa dëgjonte Alesian.

E pyetur për arsyen, ajo tha se e kuptonte shumë mirë se për faktin se ajo nuk ia kishte dëgjuar kurrë zërin prindërve të saj.

“Unë e kuptoj shumë mirë Alesian se kam mamin e babin që janë memeca dhe nuk flasin. Kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj.

Është dicka që më prek shumë dhe familja është shumë e rëndësishme, por kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, mu këput shpirti se nuk e kam dëgjuar njëherë zërin e saj dhe e di shumë mirë se sa e dhimbshme mund të jetë”, tha Ana.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...