Gafa e madhe e Monika Kryemadhit, përfshin artisten e madhe shqiptare në aferën e incineratorëve. FOTO

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi denoncoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se koka e aferës së incineratorëve është kryeministri Rama.

Kryemadhi publikoi një video, ku një moment jep edhe personat që sipas saj janë të përfshirë në aferë.

Pikërisht në këtë moment, Kryemadhi ka bërë një gafë të madhe, teksa në skenën e aferës ka vendosur edhe emrin sopranos Ermonela Jaho.

Kryetarja e partisë opozitare e ka ngatërruar atë me deputeten Ermonela Felaj.

Pasi qytetarët e kapën këtë gafë të saj, ata ‘mbytën’ me komente nga më të shumëllojshmet.

Kryemadhi ka nxituar ta fshijë nga rrjetet sociale videon në fjalë, pasi u kuptua gabimi i bërë.

TE TJERA

spot_img