E quanin Berlusconi dhe “aktronte” si i verbër: Italiani që gllabëroi 170 mijë euro “ndihma” e pëson nga policia

Një italian është ndaluar nga policia të premten për shkak se dyshohet për mashtrim. Ai merrte ndihmën e shtetit prej vitesh për shkak se ishte deklaruar si i verbër.

Tashmë ai është parë duke drejtuar një skuter, duke përdorur normalisht telefonin dhe duke blerë nëpër qendra tregtare.

Burri nga Palermo kishte marrë të paktën 170 mijë euro “ndihma” nga shteti nga viti 2008, pasi pretendonte se është “plotësisht i verbër” si pasojë e një çrregullimi gjatë lindjes.

Policia financiare e Italisë ishte paralajmëruar, pasi burri në vitin 2018 kishte rinovuar patentën edhe pse pretendonte se ishte i verbër.

Ai kishte marrë nofkën “Berlusconi” dhe ishte i njohur për autoritetet, pasi vitin e kaluar në gjykimin e shkallës së parë u dënua me afro 15 vite burg.

Kjo për shkak se ishte e pjesë e një grupi që inskenoi a.ks.ide.nte të rreme për të përfituar shuma të majme të parave nga kompanitë e sigurimeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...