Romeo flirtoi me Beniadën, e dashura e tij thotë se ai bëri punën: “është humorist, ai e di çfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë”

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka qenë e ftuar Aleksia Peleshi.

Pak ditë më parë është përfolur se Aleksia dhe Romeo i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe shkak ishte ngacmimi i Romeos për Beniadën.

E pyetur nëse është bezdisur nga kjo gjë, ajo ka thënë: “Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe, artist, humorist. Ai e di çfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne”.

Më tej Aleksia ka treguar se në fillimet e saj me Donaldin ka patur shumë bezdi faktin se ai punonte deri vonë dhe ajo duhet të qëndronte vetëm në shtëpi.

Aleksia nuk i ka shpëtuar pyetjes për raportin e Donaldit me Trixën. Ajo tha se nga BB VIP ai ishte i preferuari i saj, madje kur foli për raportin e tij me Beatrix, e konsideroi “familje”.

“Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marrë në këmbim atë që jep.

Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”.

TE TJERA

spot_img