HYRJELAJMEPOLITIKËReferendumi shkarkon Lulzim Bashën, ja sa demokratë votuan PRO largimit të tij

Referendumi shkarkon Lulzim Bashën, ja sa demokratë votuan PRO largimit të tij

Albana Vokshi: Në total vota pro shkakrimit 43.885 demorkatë kanë votua pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Zoti Berisha çfarë ndodh pas këtij momenti?

Berisha: Më lejoni të shpreh mirënjohjen e pakufijshme, rikujtoj këtu se në një proces të manipuluar nga fillimi gjer në fund në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë ndërsa sot kundër tij kanë votuar kundër tij si demorkatë të lirë rreth 44 mijë anëtarë të PD. Kjo dëshmon dhe njëherë se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD.

Sugjerimi im i parë është ky, e ftoj çdo deputet të vijë dhe të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai ndaj këtyre votuesve. Këtu është e tërë anëtarësia e PD , mos besoni ju numrat se në statistikat e tyre, nuk ka asgjë të saktë.

Ju e patë sot se çfarë ndodhi me anti kuvendin por nuk e di a e morët vesh. Meqenëse numrin ua kapën mediat se e panë sa ishin vendosën të falsifikojnë numrin e karrigeve në pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme.

Unë ju them deputetëve të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtarë tek unë kanë punuar por tjetër është zyrtar dhe tjetër është politikan.

TE TJERA

spot_img