Ndodh e papritura! 4 banorët që nuk e durojnë dot njëri-tjetrin në BBV’, bëhen bashkë dhe flasin për hallet e tyre

Banorët e “Big Brother” janë përfshirë së fundmi në sherre të shumta e debatet më të komentuara kanë qenë ato mes Ilirit e Donaldit dhe Arjolës e Antonelës.

Ndonëse kishin krijuar ‘armiqësi’ me njëri-tjetrin, këta banorë duket se kanë ndryshuar dhe pas spektaklit kanë ndarë biseda me njëri-tjetrin.

Donaldi dhe Iliri biseduan për deklaratën e këtij të fundit se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Donaldi i tha Ilirit se ajo që tha në lidhje me Sarën ishte e nxituar nga ana e tij. “Unë nuk të ve faj se ti nuk e njeh ngaqë jeton në Itali edhe ajo e folur për mua është e nxituar”, tha Donaldi.

“Përveçse jetoj në Itali, unë këtu dy muaj nga Sarah nuk kam parë asgjë”, u shpreh Iliri. “Unë njerëzit këtu brenda nuk i vlerësoj për atë çfarë kanë bërë jashtë po për atë që japin këtu brenda”, tha Donaldi.

“Banorët që janë këtu brenda bazohen te gjërat që kanë bërë jashtë. Unë me Sarën që kur ka ardhur e deri tani nuk kemi bërë një bisedë kushedi se çfarë. Mendoj që ka fillimi e deri tani është një vajzë e edukuar,e mirësjelltë por nga ana karakteriale le për të dëshiruar që nga raporti me Pm”, tha Iliri.

Nga ana tjetër edhe Arjola ka diskutuar me Antonelën për Einxhel. “Einxhel ka mamin sëmurë,unë kam babin edhe e di shumë mirë çfarë përjeton,të gjithë kemi frikë prej njerëzve që i duam dhe më beso që unë jam njeriu i fundit që prek dikë në familje edhe nëse e kam thënë se të rri ora dymbedhjetë,ora 12 eshtë shprehje”, tha Arjola. “I ke edhe ti disa shprehje të rënda”, i tha Antonela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...