‘Lufta’ Berisha-Basha, Kryeministri Rama zbulon anën e kujt po mban!

Kryeministri Rama ka folur në emisionin “Zonë e lirë” për përplasjen në PD,

ku e ka cilësuar atë një telenovelë të shëmtuar dhe të shpifur. Rama duket se qëndron në krahë të Bashës, pasi sipas tij një person non grata që do të kthehet në pushtet është një marrëzi.

“Pse më fut te Sali Berisha. Unë e kam thënë se nuk dua të hyj në detaje të kësaj telenovele se është shumë e shpifur dhe shumë e shëmtuar.

Është telenovela e një marrëzie që tani ka dalë në sipërfaqe dhe nëse e sheh me çfarë personazhesh është e dhimbshme për këtë popull. Kjo është një marrëzi.

Dikur kishte luftë për pushtet që ishte brenda një kornize. Me Nanon kryeministër dhe kryetar partie me yllin në rënie sipas meje duke bërë që PS do të shkonte në opozitë. Këtu është ndryshe.

Pas 30 vitesh demokraci të dalë një njeri non grata që ka qenë president dhe kryeministër është e dhimbshme dhe e rëndë. Dhe që ky të kthehet në personin që premton shpëtim kjo është marrëzi.

Dhe nga ana tjetër është edhe marrëzia e atij tjetrit andej me një valle në buzë të greminës duke bërë që bjerë PD.

Është e shëmtuar në përmbajtje që Shqipëria të ketë një kufomë politike vërdallë të shpallur non grata dhe në krahun tjetër ka një kufomë tjetër grata kjo eshte marrëzi” – tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...