“Kur të zë belaja me vjehrrën”: pak rregulla për të evituar sherret dhe për të jetuar në paqe

Mes vjehrrës dhe nuses, dihet, nuk ka gjithmonë marrëdhënie të mirë. Ky është rasti i dy protagonistëve të një skene surreale të ndodhur në mes të një dasme.

Në Kaliforni, Anna Larrabee, 29 vjeçe, po shkëmbente betimet e dasmës me burrin e saj kur pa vjerrën t’i prishte ditën më të mirë.

“Nuk do të thuash që djali im ka defekte”, ka ndërhyrë vjehrra duke ndërprerë ceremoninë. Djali i saj i vuri në dukje se ai ndoshta i kishte keqkuptuar fjalët e premtimit.

Nga ana tjetër, nusja nuk mundi të qëndronte e qetë, iu afrua vjehrrës dhe e ftoi të largohej. “Nuk mund të më dëbosh. Kam paguar fustanin që ke veshur”, ia ktheu gruaja.

Videoja është postuar në TikTok nga motra e nuses me komentin e mëposhtëm: “Dasma e motrës sime para disa vitesh. Vjehrra e ka urryer gjithmonë. Ajo është një nga ato që besojnë se po humbasin djalin e tyre”.

Baza për një jetë paqësore janë rregulla të qarta që në fillim me vjerrën dhe shtëpitë secili më vete. Kjo vlen për të gjithë, veçanërisht për vjehrrën dhe “djemtë e mamit”

Disa rregulla për të jetuar të qetë:
1. Të jap sepse ti më jep mua. Vjehrra është një person, nuk është as dado, as shërbëtore, as kuzhiniere. Duket e çuditshme, por shpesh është rregulli më i shpërfillur. Dhe mospërputhja çon në konfrontim. Mos pretendo nga vjerra me pak fjalë.

2. Çelësat e shtëpisë kurrë në dorë vjehrrës. Nëse çelësat ekzistojnë, ka një arsye: për të mbyllur, ose për të hyrë në shtëpinë tuaj dhe të parandaloni dikë që të hyjë në shtëpinë tuaj pa ju lajmëruar, siç mund të jetë vjehrra.

3. Diskutimet me burrin asnjëherë në prani të vjehrrës. Debatet midis burrit dhe gruas duhet të mbeten të tilla: midis burrit dhe gruas.

4. Shtëpitë sa më larg. Vjehrra duhet të jetojë aq larg sa duhet të marrë gjithmonë makinën për të ardhur në shtëpinë tuaj. Pse? Sepse nuk do ketë kohë të vijë aq shpesh. Shumë e për lumë thotë populli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...