Del e vërteta e rëndë e sherrit! Çfarë i bëri Iliri gruas së Onit, që ai s’do ia falë kurrë

Koreografi Ilir Shaqiri ka arritur të ndërtojë karrierën e tij të suksesshme si balerin në Itali, ku edhe jeton me bashkëshorten italiane dhe vajzën e tyre Emily.

Por pikërisht karriera e Ilirit është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale së fundmi, për taktikat apo mënyrat që ai ka përdorur. Ish-modeli dhe miku i tij, Oni Pustina, ka tërhequr vëmendjen me komentin e tij lënë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”.

Në një foto ku është publikuar fotografia e të gjithë banorëve, Pustina shprehet në një mënyrë që nuk i kishim dëgjuar më parë rreth Ilirit.

Ish-modeli i njohur, që bëri famë në Itali për vite me radhë, Oni Pustina, shkruan se balerini Ilir Shaqiri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali, dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre.

Ai thotë në mënyrë ironike se uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP”, që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar. “Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ‘mikut’ të tij më të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajdi e të tjerë.

Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sadopak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse.

Prandaj unë vertet shpresoj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve te tij në Itali, e mbi të gjitha të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, ka shkruar ai në koment.

Por shumë ndjekës kanë pyetur me të drejtë se ndërkohë që të gjithë e dinin se Oni është miku i ngushtë i Ilirit, pse Pustina del dhe e sulmon kaq publikisht dhe bën ironi me fitoren e ëndërruar të tij?

Pas kësaj deklarate, një komentues në një revistë shkruan duke i treguar Pustinës se, “një natë kur ishte nga fillimi Bigu, ky ka qenë te tavolina e ngrënies me Arditin ulur dhe si me kode po flisnin keq dhe për ty, për Ambetën dhe të tjerë, s’e di në e ke parë”.

Dhe Oni ia ka kthyer me duartrokitje ndërsa i thotë “Shumë i vëmendshëm”, duke u shprehur se është shumë dakord me konstatimin e tij, që nënkupton se kjo ka qenë dhe arsyeja pse Oni është nxehur kaq shumë me Ilirin.

Dhe më tej komentuesi vazhdon po në faqen e “Instagram”-it të revistës në fjalë ndërsa i drejtohet: “Të përshëndes! Po e kujtoj shumë mirë, madje foli dhe për njërin nga ju, s’dua të gaboj, por më duket për ty që tha është martuar me vajzën e një të madhi këtu, e ka babain gjyqtar, një gjë e tillë”, duke iu referuar partneres së Onit, balerinës Linda Poda, me të cilën ka një vajzë.

Dhe Pustina e finalizoi me një “Bravo!”, duke treguar se komentet e Ilirit për të dhe rrethin e tyre miqësor kanë qenë krejt pa vend. Ndërkohë nga burime të sigurta për “Panorama Plus” qartësohet edhe arsyeja e deklaratës së Onit ndaj Ilirit, që e ka zanafillën pikërisht nga një video e “Big Brother VIP”, ku Iliri flet me kode për jetën private të Onit.

Në videon në fjalë, Iliri, edhe pse flet me kode, duket se i drejtohet pikërisht atij (Onit) dhe familjes së tij. Kjo gjë me sa duket nuk i ka pëlqyer Onit, i cili doli me atë postim publik kundër ish-mikut të tij.

Diferenca mes tyre qëndron në faktin se Oni që njihet për tipin e tij çapkën, ia ka thënë troç Ilirit, duke e përmendur me emër dhe mbiemër, kurse Iliri foli me kode dhe pikërisht për këtë arsye dhe Oni e etiketoi Ilirin “si burrë me gjak gruaje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...