Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 26 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.
Bëhet fjalë për shtetasin Kreshnik Kajtazaj me origjinë nga Kosova, ndërsa në aksident ka mbetur i pla gosur bashkëmoshatari i tij. Mediet e huaja raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 2018.
Dy të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, tha policia, pasi shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përp las me një shtyllë. Nga përp lasja e fuqishme 26-vjeçari ndërroi jetë në vend.