Shpërblimet e fundvitit, ja si do bëhet shpërndarja dhe ajo çfarë duhet të dinë pensionistët

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka komunikuar të dhëna në lidhje me shpërblimin e fundvitit.

Ai gjithashtu ka zbuluar se cilat janë kategoritë që e përfitojnë bonusin dhe mënyrën se si do ta marrin.

Më tej, Hado bëri me dije se shpërndarja për shpërblimet e fundvitit që do të marrin pensionistët si dhe familjet me ndihmë ekonomike apo ato familje që kanë persona me paaftësi ka nisur.

Gjithashtu personat që jetojnë në fshat do të marrin pensionin së bashku me shpërblimin.

“Shpërblimet janë për të gjithë pensionet e pleqërisë, familjarë, të invaliditetit ata që përfitojnë pension social, pension të parakohshëm, ish ushtarakët, përfitojnë të gjithë kategoritë e tjera që kanë dalë para kohe në pension.

Këtë shpërblim e përfitojnë jo vetëm ata qe ne momentin qe ka dale vendimi kane qene përfitues, por edhe ata qe mbushin moshën e daljes ne pension nesër apo ne datën 31 edhe ata kane te drejtën e këtij shpërblimi.

Të gjithë qytetarët që marrin pensionin në bankë do e marrin në datë 20 dhjetor në bankë, do xhirohen 65 mijë pensione në bankë, kësti mujor i dhjetorit dhe 5 mijë lekë bonus. Sot ka nisur shpërndarja edhe për pensionet e atyre që jetojnë në fshat dhe të gjithë do e marrin deri në fund të vitit bashkë me bonusin.

Ata që e marrin në shtëpi që ua çojë posta pensionet, pasi e kanë zgjedhur vetë, automatikisht do u vejë edhe shpërblimi njëlloj si kësti mujor i pensionit. Shpërblimi jepet vetëm një herë.

Kemi 745 mijë përfitime se ka qytetarë që marrin dhe pension pleqërie dhe pension si ushtarak dhe invaliditet, shpërblimi është për një njeri, s’mund të jepet për një individ një shpërblim dy herë”, ka thënë Astrit Hado.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...