Oni Pustina: Na çatë tr***n, e komentova atë legenin (Ilirin) sepse nuk merret me konkurrentët aty, por…

Vazhdojnë akuzat për balerinin Ilir Shaqiri.

Modeli shqiptar, Oni Pustina ka reaguar sërish pas komentit negativ të lënë për banorin e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkruar tanimë në faqen e tij zyrtare se ka qenë Iliri, personi që ka komentuar jetën e tij. Ndaj dhe ka ardhur reagimi i ashpër në rrjete sociale.

“Se na çatë *** me komentet , unë xheloz, unë leshi, unë preshi. E komentova legenin sepse në vend që të merret me konkurrentët që ka aty, shkon dhe dërdëllis për mu dhe jetën time. Dhe e bën me stilin e tij prej….Ça ke mor rob zoti?! Shif jetën tënde se time n e shof vetë…,”-shkruan Pustina.

Në komentin e lënë disa ditë më parë, Oni shkruante se Iliri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre. Mirëpo kjo deklaratë nuk u prit mirë nga gruaja e balerinit shqiptar.

Një koment i bërë nga modeli Oni Pustina për Ilir Shaqirin në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP” ka marrë vëmendjen e të gjithve. Ai shkruante se Iliri ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e shqiptarëve të suksesshëm në Itali.

Madje, shtonte se ai “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut”. Pasi komenti bëri xhiron e rrjetit një reagim pati edhe nga bashkëshortja e Ilirit, e cila mes të tjerash shkruan se “fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë”.

Në kundërpërgjigjet që ka patur me disa ndjekës Oni u shpreh se Iliri ka folur me kode për të brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por, cilave fjalë i referohet ai? Bëhet fjalë për një bisedë të para disa javëve me Ardit Çunin.

“Qe një moment kur rrinte me atë që kërcente dhe falë asaj ndodhi që ju dha ajo çanta sepse ky personi në atë periudhë ishte te ‘Friendsat’ në Itali. Kjo e pa gjithë atë kallup dha ia dha punën. Nuk e kam parë në televizion këtu sepse nuk kam patur interes.”- thotë Iliri ndër të tjera, referuar eksperiencës së Onit në “C’e posta per te”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...