Oni Pustina hodhi akuza të rënda, analisti i njohur i del në mbrojtje Ilir Shaqirit: E bën vetëm për…

Analisti Milaim Zeka është futur në sherrin që ka nisur dje mes Oni Pustinës dhe balerinit Ilir Shaqiri. Pustina i bëri thiorrje ‘Big Brother VIP’ që t’ia japin Ilirit çmimin e madh që ai të pushojë së xhelozuari kolegët e tij shqiptarë në Itali.

Sipas Milaim Zeka, Oni Pustina po e bën këtë vetëm për klikime. “Oni Pustina sulmon Ilir Shaqirin vetem per klikime. Oni Pustina, njeri pothuajse anonim, vetem per klikime, mundohet te fyej, denigroje, ose t’i mveshe epitete Ilir Shaqirit, qe fare nuk i takojne.

Une kam punuar dy vite me Ilirin. Kemi qene ne juri tek ”Dancing Ëith the Stars ”. Kurr ne jeten time nuk e kam degjuar duke e pergojuar dikend. As duke folur per te tjeret.

Ajo qe thote ky anonimusi, eshte komplet genjeshter. Ky hap genjeshtra per Ilirin, vetem qe ne te mirremi me te, Njera nga aresyet kryesore qe shoh spektaklin e Bigbradher, eshte Ilir Shaqiri, per te cilin shume besoje qe do ta fitoje. Eshte i pakonkurence.”, shkruan Milaim Zeka.

Oni Pustina ka akuzuar dje Ilir Shaqirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.

Në një koment në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, ai shkruan se Shaqiri “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut” dhe “xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj”.

Sipas tij, balerini “ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin”.

Ndër të tjera, ai ironizon duke thënë se shpreson që “Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”.

Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Leon Cino, Klajdi Selimi, Anbeta Toromani, së fundmi Klaudia Pepa janë disa nga balerinët shqiptarë që kanë korrur sukses përtej Adriatikut, kush më shumë e kush më pak.

TE TJERA

spot_img