Motra e Arjolës ofendon rëndë “Luzen” e Portokallisë: “shëmtaraqe, xheloze mediokre”

Luzja e Portokallisë, ka bërë disa postime ku duket se mbështeste Donaldin,

e jo Arjolën për debatet e shumta që kanë patur në “Big Brother VIP”. Ajo ndan skenën në “Portokalli” me Arjolën, por nuk e kurseu aspak ironinë për të.

Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur që “Luzja” reagon në këtë mënyrë, por postimi i saj ka nxitur shumë reagime. Ndër të tjera, ka qenë motra e Arjolës, Elisa, një prej atyre që ka reaguar ashpër, duke shpërthyer në ofendime për aktoren.

Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës” tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën (Luzen) “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.

“13 vjet *artiste *dhe askush stë njef. Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’. Kështu shkruan ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht famë. Gjithashtu, Elisa ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”.

Sakaq, Renada në Instastory ka sqaruar se është puna e saj se çfarë poston, madje është shprehur se nuk i intereson aspak si merret, pasi ajo jep mendimin e saj.

Pra, ajo nuk e mohoi në asnjë moment që i është referuar Arjolës, duke na përforcuar idenë se mes vajzave, mund të ketë hatërmbetje, por arsyen nuk e dimë… ende.

TE TJERA

spot_img