I shau burrin… Gruaja e Ilirit i ‘përvishet’ Oni Pustinës dhe nuk lë gjë pa i nxjerrë

Vijojnë replikat në lidhje me personazhet e Big Brother.

Gjatë ditës së sotme, Oni Pustina ka shkruar një koment për Ilir Shaqirin që u bë shkak për shumë komente dhe deklarata të tjera. Sigurisht bazuar në ecurinë e tij në BBV.

Ai ka shkruar në faqen zyrtare të reality shoë-t se balerini ka qenë në hijen e kolegut të tij Kledi Kadiu: “Ilir Shqiri ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut dhe xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj.

Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin. Uroj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”.

Nuk kanë qenë të pakta komentet kundër tij, por edhe ata pro. Oni ka marrë kohë edhe për të kthyer disa pëgjigje ndaj disave prej tyre. Ndërkohë që gruaja e Ilirit nuk e ka lënë pa koment diskutimin, pikërisht në komente, ku shkruan se Pustina po kërkon të marrë vëmendje.

“Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.”

Ndërsa në një tjetër koment, Emanuela shkruan: “Fatkeqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...