HYRJELAJMEKORONAVIRUSGjashtë shenja/ Si të dalloni infektimin me Omicron nga ftohja

Gjashtë shenja/ Si të dalloni infektimin me Omicron nga ftohja

Dhimbja e kokës

Edhe pse dhimbja e kokës është një simptomë më pak e njohur e Covid-it, ajo është një nga shenjat më të hershme, sipas studimit të ZOE. Sipas studimit dhimbja e kokës për shkak të COVID, shfaqet në të dy anët e saj dhe jo në një zonë, mund të zgjasë më shumë se tre ditë dhe ka tendencë të jetë rezistente ndaj qetësuesve të zakonshëm.

Rrjedhje hundësh

Dimrin e kaluar, studimi i ZOE zbuloi se rrjedhja e hundëve ishte simptoma e dytë më e zakonshme e raportuar pas dhimbjeve të kokës, me gati 60% të atyre që rezultuan pozitivë për Covid.

Teshtima

Studimi zbuloi se teshtima më shumë se zakonisht mund të jetë një shenjë e Covid tek njerëzit që janë vaksinuar, megjithëse sugjeron që teshtima ka shumë më tepër gjasa të jetë një shenjë e një ftohjeje ose alergjie.

Dhimbje fyti

Shumë njerëz me Covid ankohen se kanë një dhimbje të fytit që i ngjan asaj kur jeni thjesht të ftohur. Dhimbja e fytit e lidhur me Covid ka tendencë të jetë e fortë dhe nuk zgjat më shumë se pesë ditë, kështu që një dhimbje shumë e fortë e fytit që zgjat më shumë mund të jetë diçka tjetër.

Humbja e nuhatjes

Ky mbetet treguesi më i fortë i infeksionit Covid, pavarësisht nga mosha, gjinia apo ashpërsia e sëmundjes tek një person. Ndërsa të sëmurët mund të mos e humbin plotësisht shqisën e nuhatjes, ajo mund të ndryshojë dhe ata mund të mos jenë në gjendje të nuhasin gjërat me një aromë të fortë. Mund të ndikohet edhe shqisa e shijes.

Kolla e vazhdueshme

Kjo pranohet gjerësisht si një nga tre simptomat kryesore të Covid-it, por sipas studimit të ZOE, vetëm rreth katër në 10 e shfaqin atë.

TE TJERA

spot_img