Berisha pIas bômbën: Më morën në telefon nga Uashingtoni, Basha do arrestohet

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për kryedemokratin Lulzim Basha, pasi u shrpeh se miq të tij nga Uashingtoni i kanë thënë që Basha do të arrestohet për dosjen “Muzin”.

Ai u shpreh se në fillim i ka kundërshtuar, pasi nuk e dinte si qëndronte çështja, por shtoi se e kuptoi më vonë që dosja për Bashën kishte ardhur në Shqipëri, por nuk ishte dërguar në Prokurori. Sipas tij, kjo tregon që Basha është marrë peng nga Edi Rama me këtë dosje.

“Unë e kam ndjekur, Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën në fillim, ndërsa më pas ka ndryshuar dëshminë. Më kanë marrë në telefon miq nga Uashingtoni dhe më kanë thënë “Lulzim Basha do prangoset”.

Unë u thosha “nuk është e vërtetë”, pasi nuk e dija si ishte puna. Kur mora vesh se dosja erdhi por nuk u dorëzua në prokurori, atëherë e konsideroj atë të marrë peng”, tha Berisha në Opinion.

Dosja “Muzin” ka të bëjë me pagesat e bëra nga Partia Demokratike për lobim në SHBA, ku thuhet se është e përfshirë edhe një kompani ruse, por nuk dihet se cili ka qenë burimi financiar që ka bërë derdhjet e më shumë se 700 mijë dollarëve në llogarinë e rusëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...