Albano Bogdo ironizon keq programin “Portokalli” , ja se çfarë tha (video)

Aktori i humorit, i cili punon te “Klanifornia”, Albano Bodgo ka qenë i ftuar te kolegu i tij Olsi Byluku në emisionin “Roped with Olsi”. Ai u pyet nga Olsi nëse do shkonte te Portokallia, por përgjigjja e tij ishte një “Jo” e prerë.

Pjesë nga biseda: Olsi: Pse jo? Albano: Po jo se unë jam… (te Klanifornia). Olsi: Po ja u mbyll “Klanifornia”?

Albano: Po pse u mbyll “Klanifornia” ç’e gjeti? Sigurisht është me verem “Klanifornia” dhe po presim të vdesim. O vëlla s’po mbyllet “Portokalli”-a , njerëzit thonë përse akoma vazhdojnë ata edhe nuk po mbyllet.

Si do mbyllet “Klanifornia”, 3 vjet ka që është hapur. Aktori më plak jam unë 33 vjeç, hiq Julin se merret dhe me politikë, te “Portokalli”-a 33 vjeç është më i riu.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”. Duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar.

Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë. Ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë.

Sipas burimeve të “IconStyle.al”, “Portokalli” është emisioni më i qëndrueshëm në “Top Channel”. Duke pasur 7 milionë shikues (përfshirë dhe YouTube) përgjatë viteve të transmetimit.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/12/Snaptik_7042055657998093574_zndjenja.mp4?_=1

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...