Surprizat e motit, paralajmëron meteorologu: Përgatituni se në ditët e ardhshme…

Reshjet e shiut të javës që shkoi ia kanë lënë vendin motit të kthjellët.

Dhe e gjitha kjo javë do të jetë kryesisht nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, me dominime kthjellimesh dhe vranësira të pakta.

Vetëm ditën e shtunë, gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes pritet të rinisin reshjet e dëborës në zonat kryesisht verilindore të vendit.

Sipas meteorologut Akil Osmani nga MeteoAlb për Top Chanel, kryefjala e këtyre ditëve janë temperaturat e ulëta të cilat në zonat malore do të zbresin edhe në -6 gradë Celsius.

“Përgatituni për ditët e ardhshme, temperaturat do jenë mjaft të ulëta”

Të enjten dhe të premten do të kemi tërheqje të këtyre masave të ftohta, por do të kthehen sërish ditën e diel, duke sjellë temperatura të pazakonta për vlerat normale të muajit dhjetor.

Metereologu paralajmëroi edhe për kujdes të shtuar nga ana e drejtuesve të automjeteve për shkak të prezencës së ngricave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht në qytetet e veri-lindjes dhe juglindjes.

Temperatura të tilla pritet të vazhdojnë edhe përtej fundjavës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...